Shpërthen avioni në Itali, vdesin 8 persona, mes tyre një fëmijë

Shpërthen avioni në Itali, vdesin 8 persona,…

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku si pasojë e flakëve që kanë rënë në një avion dhe rrëzimit të tij, 8 persona kanë humbur jetën.

Mediat italiane raportojnë se 8 persona humbën jetën, mes tyre një fëmijë dhe piloti me kombësi rumune.

Ekipet e shpëtimit përshkruan imazhe rrëqethëse nga vendi i fatkeqësisë, teksa avioni është përplasur me një ndërtesë gjatë rënies.

Disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas panë flakë nga dritaret e tyre.

Dyshohet se personat që ishin në bord janë me origjinë franceze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit