Shpërthen bombola e gazit në Berat, në banesë ndodheshin 7 anëtarët e familjes

Shpërthen bombola e gazit në Berat, në…

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Orizaj në Berat. Banesa në pronësi të shtetasit Agur Cako është përfshirë nda flakët pas shpërthimit. E gjitha familja e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës. Pajisja me gaz ndodhej në një dhomë të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte përshtatur për dhomë gatimi.

Si pasojë e flakëve, dhoma ku ndodhej bombola e gazit është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme materiale janë shkaktuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj. Në banesë jetonin bashkëshortët Cako me tre fëmijë të vegjël dhe dy prindërit e moshuar të Agur Cakos,por fatmirësisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit