Shpërthen bombola e gazit në një banesë afër lagjes 'Marigona', plagosen 12 persona

Shpërthen bombola e gazit në një banesë…

Një bombol gazi ka shpërthyer gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Prishtinës. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombole gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

burimi: newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit