Shpërthen bombola, shkrumbohet banesa dy-katëshe në Peshkopi

Shpërthen bombola, shkrumbohet banesa dy-katëshe në Peshkopi

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Peshkopisë.

Zjarri ka shpërthyer në katin e parë të banesës, ndërsa më pas është përhapur kudo në godinë.

Shpërthimi ka ndodhur prej një bombole gazi brenda.

Fqinjët kanë ndihmuar në nxjerrjen e 5 pjesëtarëve të familjes Deshati.

Në këtë luftë me flakët, vetëm një anëtar i familjes Deshati u lëndua lehtë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit