Shpërthen gazi në uzinë, vdesin 8 persona. Njerëzit të alarmuar mbushin rrugët

Shpërthen gazi në uzinë, vdesin 8 persona.…

Të paktën 8 persona kanë ndërruar jetë dhe qindra të tjerë janë sëmurë pas një rrjedhje gázi në Indinë Jugore. Mjekët thonë se qindra njerëz kanë mbërritur në spital duke u ankuar për djegíe të syve dhe vështirësi në frymëmarrje.

Rrjedhja e gázit ndodhi rreth orës 03:00 (sipas orës lokale) në qytetin Visakhapatnam që besohet të lidhet me uzinën LG Polymers. Zyrtarët thonë se íncidenti mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca. Rrjedhja ndodhi kur uzina ishte duke u rihapur për herë të parë që nga 24 marsi kur India u ízolua për shkak të kòronavirusit.

Ministri Goutam Reddy foli për BBC duke thënë se dukej sikur nuk u ndoqën procedurat dhe udhëzimet e duhura kur u rihap uzina. Në momentin që u përhap gázi, njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre të álarmuar. Në rrjetet sociale dolën imazhe të njerëzve që lëviznin të habitur rrugëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit