Një ngajrje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Prizren. Një granatë dore ka shpërthyer në tregun e kafshëve, ku si pasojë janë dëmtuar persona.
Këtë ngjarje e konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se 3 personat e dyshuar të ngjarjes janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Pesë nga të lënduarit janë dërguar për mjekim të specializuar në Prishtinë, pas dëmtimeve të mëdha që morën në qafë e gjoks. Ndërsa katër personat e tjerë, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Prizrenit, u larguan për në shtëpi.
Ngjarja e rëndë sipas policisë u regjistrua në orën 04:50 të mëngjesit, ndërsa motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura.
Në vendngjarje ka dalë edhe njësia e hetimeve rajonale të Prizrenit për të mbledhur prova për rastin.