Shpërthen makina e biznesmenit në Tiranë, autorët i futen në garazh dhe i vendosin tritol

Shpërthen makina e biznesmenit në Tiranë, autorët…

Një mjet tip ‘Porsche’ ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Qesarakë në Tiranë. Mjetit iu vendos lëndë eksplozive, tritol nga një person ende i paidentifikuar. Mjeti ishte në pronësi të Saimit Naskit, biznesmen në fushën e ndërtimit. Makina ndodhej e parkuar në garazhdin e pallatit të Naskit, në momentin që ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale. Dosja.al mëson se biznesmeni nuk është person me precedentë kriminale të mëparshme. Policia po vijon hetimet për ngjarjen e plotë të shpërthimit si dhe për gjetjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit