Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën një person

Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër,…

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër, ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike në hyrjen e një pallati.

Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua banori i pallatit, Hysni Ymeri, rreth 55 vjeç, i cili humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit