Shpërthen mjeku i njohur: Kur*at bëjnë aheng, në këtë ditë të zezë

Shpërthen mjeku i njohur: Kur*at bëjnë aheng,…

Mjeku i njohur i Infektivit, Renato Osmënaj, i njohur në rrjetet sociale, si “xhaxhi doktori” ka reaguar ashpër me një postim, për ndarjen nga jeta të një prej kolegëve të tij, si pasojë e koronavirusit, por edhe festës që zhvillohej në “Shefqet Ndroqi”.

Ndoshta rastësisht mediat nga njëra anë njoftonin mbi koncertin që po jepej në oborrin e spitalit Covid2 dhe në anën tjetër jepnin lajmin e keq, se një tjetër bluzë e bardhë, Bledi Nini, humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburesha me ty se të doja shumë.

Mu kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, kurvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”, shkruan Onsmënaj në rrjetet sociale.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit