Shpërthen në flakë autobusi në aksin Himarë-Sarandë, panik te pasagjerët

Shpërthen në flakë autobusi në aksin Himarë-Sarandë,…

Një autobus ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor që lidh Himarën me Sarandën, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te pasagjerët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, dhe dyshimet e para janë se flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik në mjet.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:  

Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit