Shpërthen në flakë bombula e gazit në ”Don Bosko”, alarm në kopshtin e fëmijëve

Shpërthen në flakë bombula e gazit në…

Një bombul gazi ka shpërthyer në flakë në kuzhinën e një kopshti në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Fatmirësisht vatra e zjarrit është neutralizuar shpejt, pas asnjë dëm te fëmijët apo te stafi që punonte aty. Mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale, dhe fëmijët janë nxjerrë në kohë nga kopshti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në rrugën “Don Bosko”, ka marrë flakë një bombul gazi në kuzhinën e një kopshti, e cila u fik nga sherbimet e zjarrëfikses. Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit