Shpërthen në flakë makina në Laç, shoferi dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Shpërthen në flakë makina në Laç, shoferi…

Një automjet tip “Ford Focus” ka marrë flakë mesditën e kësaj të marte në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak, ku fillimisht u dyshua për një atentat me bombë. Policia e Kurbinit ka sqaruar se makina në pronësi të shtetasit A.L., ka marr flakë si pasojë e një defekti teknik.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Automjeti ka marrë flakë në ecje dhe shoferi nuk ka arritur në dal menjëherë, duke iu shkaktuar disa lëndime të rënda fizike.

“Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit