Shpërthen në Iran, zjarr në burgun më të madh të Teheranit

Shpërthen në Iran, zjarr në burgun më…

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pak më parë në një nga burgjet më të mëdha të Teheranit në Iran, në atë që përngjan me një revoltë e të dënuarve, në republikën islamike, e pushtuar së fundmi nga protestat kundër regjimit.

Lajmi u dha nga presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi e cila ka shpërndarë dhe disa video nga burgu, ku kryesisht mbahen të dënuarit politikë.

Pamjet janë me të vërtetë dramatike ku shihet burgu i rrëmbyer nga flakët dhe thërritje të shumta nga njerëz të burgosur dhe të lehura qensh, që mendohet të jenë të policisë.

Maryam Rajavi menjëherë iu ka dërguar një mesazh drejtuesve të OKB, Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe BE, të cilëve iu kërkon të ndërhyjnë për të shmangur një masakër në burgun e Evin.

Gjithashtu, Rajavi iu bën thirrje banorëve të Teheranit që të ndihmojnë të dënuarit, të cilët sipas saj po qëllohen me armë nga rojet revolucionare.

Ditët e fundit, Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme, pas vdekjes së një vajze të re nga një strukturë policore e regjimit islamik, pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit