
Një bombolë gazi dyshohet se ka qenë shkak i flakës që ka përfshirë katin e parafundit të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut dhe ende nuk ka raportime zyrtare nga policia për bilancin e dëmeve.
Banorët dëshmitarë thonë se si pasojë e flakëve, ka marrë zjarr edhe tenda e ballkonit, copat e së cilës kanë rënë dhe në katet e mëposhtme. Nga pamjet shihet sesi edhe një tjetër tendë dielli ka marrë zjarr nga përhapja e flakëve.
Zjarri ka rrezikuar disa hyje të pallatit, teksa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo në njerëz.