Shpërthen një granatë në oborrin e një shtëpie në Korçë, pronarët kanë vdekur 4 vite më parë

Shpërthen një granatë në oborrin e një…

Një granatë ka shpërthyer në oborrin e një në fshatin Bulgarec të Korçës.  Bëhet me dije se nuk ka të lënduar pasi, pronarët e shtëpisë kanë humbur jetën para 4 vitesh. Nuk dihet arsyeja pse është hedhur bomba një banesë të zbrazur. Sipas burimeve dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë adoleshent.

Një sasi lëndë plasëse mësohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Bulgarec. Nuk ka të lënduar. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Sipas informacioneve në banesë nuk jeton njeri dhe mbetet e paqartë se përse ka ndodhur shpeshimi aty, nga ana e policisë vijojnë hetimet”, njofton policia. Në këto momente po merren në pyetje personat që banojnë afër vendit të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit