Shpërthen për të 16-ën herë që nga 16 shkurti vullkanit Etna në Itali, pezullohen fluturimet (Video)

Shpërthen për të 16-ën herë që nga…

Mali Etna, një nga vullkanet aktive në jug të vendit, shpërtheu edhe një herë këtë të mërkurë, duke shpërndarë lavë dhe një re gjigante hiri.

Vullkani i lartë 3,326 metra në Ishullin e Siçilisë ka shpërthyer për herë të 16-të që nga 16 shkurti.

Rrjedha e lavës u pa në shpatin e vullkanit për shkak të shpërthimit që ndodhi në kraterin aktiv juglindor të malit.

Gjithashtu është raportuar se hiri i hedhur nga mali u ngrit nga 4 deri në 6 kilometra lartësi dhe mund të shihej lehtësisht nga sateliti dhe për këtë arsye u dha një paralajmërim i kodit të kuq mbi hapësirën ajrore në qytetit e Catanias.

Pas informacioneve se pista e aeroportit të Catanias ishte e mbuluar me hi, fluturimet u pezulluan gjatë natës dhe pista u pastrua më vonë.

Tërmetet vullkanike u raportuan gjithashtu rreth malit para dhe pas aktivitetit vullkanik në Etna.

VIDEO

VIDEO1

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit