Shpërthen tritoli në Bulqizë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të një makine

Shpërthen tritoli në Bulqizë, lënda plasëse ishte…

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotëm në Bulqizë. Eksplozivi në sasi të vogël ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë: Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit  të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit