Shpërthen tritoli në Laprakë, dyshimet e para

Shpërthen tritoli në Laprakë, dyshimet e para

Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së Gj.Ll pak pas mesnate në zonën e Laprakës.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëhershme që 47-vjeçari Gj.Ll mund të ketë pasur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit