Tronditet Shkodra! Tritol në një lokal në mes të qytetit

Tronditet Shkodra! Tritol në një lokal në…

Ne qytetin e Shkodrës është regjistruar një shpërthim me tritol në një lokal të këtij qyteti. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gjin Guri. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon në Malin e Shoshit dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme në materiale.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/ informacion paraprak

Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit