Shpërthen vullkani joaktiv prej 900 vitesh, rreth 4000 tërmete në pak ditë (Qytetarët të tmerruar)

Shpërthen vullkani joaktiv prej 900 vitesh, rreth…

Një vullkan ka shpërthyer pranë kryeqytetit Reykjavik, në Islandë pas mijëra tërmetesh të vogla që kanë ndodhur në zonë javët e fundit.

Një re e kuqe tymi ka ndriçuar kryeqytetin mbëmjen e së premtes dhe si shkak i këtij vullkani të gjitha fluturimet janë anuluar.

Sipas njoftimit të zyrës meteorologjike shpërthimi vullkanik ka filluar në Fagradalsfjall, një mal pozicionuar në jug-perëndim të kryeqytetit. Shumë video të llavës duke daë nga toka janë duke qarkulluar në rrjete sociale.

” Çarja vlerësohet të jetë e gjatë rreth 200 metra ” , ka thënë zyra metereologjike.

Policia është gjendur menjëherë në vendngjarjenpër të mbajtur larg zonës të gjithë qytetarët.

Më shumë se 40,000 tërmete kanë ndodhur në zonë në katër javët e fundit, një numër shumë herë më i lartë krahasuar me vitet e tjera.

Sistemi vullkanik Krysuvik, i cili nuk ka një vullkan qendror, ndodhet në jug të malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jug-perëndimore. Vullakani ka qenë joaktiv për 900 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit