Shpërthen vullkani në Islandë, llava pushton sipërfaqet e gadishullin Reykjanses

Shpërthen vullkani në Islandë, llava pushton sipërfaqet…

Islanda Jugore është futur në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të një vullkani në gadishullin Reykjanses. Ky është shpërthimi i katërt që nga muaji dhjetor, dhe sipas ekspertëve mendohet te jetë më i fuqishmi.

Mediat lokale kanë raportuar për një përhapje shumë të madhe të llavës, e cila deri më tani ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të evakuuar Grindavik. Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që rrjedhin dhe flluskojnë nga vrimat në tokë.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk është prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavik. Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale të shtunën. Dy rrjedha llave kanë lëvizur në perëndim dhe në jug.

Një ekspert i fatkeqësive natyrore në Agjencinë Meteorologjike Norvegjeze, tha se gaze të rrezikshme dhe shpërthime të vogla mund të ndodhin nëse llava bie në kontakt me ujin e detit. Ndërkohë, llava që lëviz drejt perëndimit po shkon në drejtim të Lagunës Blu dhe një termocentrali gjeotermik, i cili siguron ujë të nxehtë për pjesën më të madhe të gadishullit Reykjanes.

Shumica e banorëve kanë vendosur të largohen për të mos u kthyer më! Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme të Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. Hera e fundit që Gadishulli Reykjanes pati një periudhë aktiviteti vullkanik ishte 800 vjet më pare, dhe shpërthimet vazhduan për dekada.

Ky është tani shpërthimi i shtatë që nga viti 2021 dhe shkencëtarët besojnë se zona po hyn në një epokë të re vullkanike që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit