Shpërthim edhe në Tiranë! I vihet tritoli një makine pranë Qytet Studentit

Shpërthim edhe në Tiranë! I vihet tritoli…

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 1 maj 2025, rreth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, në një parking pranë një spitali, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse në gomën e përparme të automjetit në pronësi të shtetases M. K.. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e një konflikti personal apo të një paralajmërimi dhe janë në pritje të analizave teknike për të konfirmuar natyrën e saktë të lëndës së përdorur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit