Shpërthim i fortë në anijen amerikane/ Detajet

Shpërthim i fortë në anijen amerikane/ Detajet

Një shpërthim ndodhi në bordin e një anijeje në Bazën Detare të SHBA-së në San Diego. Disa marinarë janë plagosur, raportuan autoritetet.

Detarët po trajtohen për një sërë lëndimesh pas shpërthimit në USS Bonhomme Richard, njofton CNN.

Sipas NBC News, 11 marinarë janë dërguar në spital si pasojë e shpërthimit.

Zjarrfikësit po luftojnë për shuarjen e flakëve teksa është aktivizuar niveli i tretë i alarmit të zjarrit.

Është ende e paqartë se çfarë shkaktoi shpërthimin.

Bonhomme Richard është një anije amfibe sulmi e aftë për të transportuar helikopterë dhe avionë. Ajo u ankorua në bazën e San Diegos për mirëmbajtjen e planifikuar pas disa dislokimeve, tha një zëdhënëse e Marinës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit