Shpërthim i fuqishëm në Beograd, disa persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Shpërthim i fuqishëm në Beograd, disa persona…

Një shpërthim ndodhi në rrugën Cika Ljubina në Beograd këtë mëngjes, pasuar nga një zjarr. Siç u mesua paraprakisht, ka shpërthyer një bombol gazi duke plagosur disa njerëz.

Disa ekipe të ambulancës janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Dy persona janë transferuar tashmë në Qendrën e Urgjencës. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.

Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit