Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, mes të plagosurve dhe deputeti i PS

Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, mes të…

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë pasdite në ambientet e një fabrike në qytetin e Lushnjes.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një rrethrrotullimi, dhe shkak i shpërthimit është bërë një vinç i cili gjatë punës ka hasur në linjën e tensionit të lartë.

Për pasojë ka ndodhur dhe shpërthimi. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë bërë rrethimin e territorit, ndërkohë që dhe bluzat e bardha kanë shkuar për të ofruar ndihmën e parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit