Shpërthim i fuqishëm tritoli në Tiranë

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Tiranë

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer sonte në Tiranë. Thuhet se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45 minuta, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, në afërsi të nënkalimit.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin si dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit