Shpërthim i kontrolluar jashtë Pallatit Buckingham/ Arrestohet një person i armatosur

Shpërthim i kontrolluar jashtë Pallatit Buckingham/ Arrestohet…

Scotland Yard kreu një shpërthim të kontrolluar jashtë Buckingham Palace, ndërsa një burrë u arrestua me dyshimin për posedim të një arme. Nuk ka raportime për të shtëna apo të lënduar.

I arrestuari dyshohet se ka hedhur gëzhoja në ambjentet e pallatit. Menjëherë pas kësaj, policia formoi një kordon mbrojtës në portat e pallatit. Kujtojnë se autoritetet britanike janë në gatishmëri të lartë për shkak të kurorëzimit të afërt të mbretit Charls.

Më shumë se 2200 njerëz do të marrin pjesë, duke përfshirë përfaqësues ndërkombëtarë nga 203 vende, komunitete dhe bamirësi.

Charles u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 kombeve të mbetura të Komonuelthit (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda , Belize dhe St. Në shërbimin në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj do të marrin pjesë edhe fitues të çmimit Nobel, përfaqësues fetarë, krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm, tha Pallati.

Përveç këtyre të ftuarve, 400 të rinj që përfaqësojnë shoqata bamirësie do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit dhe procesionet nëpër Kishën e Shën Margaretës, pranë Abbey./BBC 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit