Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës në Athinë

Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës…

Pak minuta para orës 1:30 të mëngjesit të sotëm,  pranë Ministrisë së Punës në Athinë u regjistrua një shpërthim i fuqishëm me bombë.

Ngjarja u lajmërua nga dy telefonata që u bënë nga persona të panjohur të cilët paralajmëruan për vendosjen e mekanizmit.

Në telefonatë, personat misterioz thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank përballë ministrisë.

Gjithashtu ata thanë se Forca Revolucionare e Vetëmbrojtjes, një organizatë që nuk është parë më, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Shpërthimi me bombë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vala goditëse theu xhamat si në Ministrinë e Punës, dhe në objektet e tjera. 

Policia greke po kryen hetime për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes dhe se kush qëndron pas shpërthimit të fuqishëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit