Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet dera e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet…

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit.

Sipas të dhënave të Policisë, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të një banese, në pronësi të shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Hetuesit po mbledhin provat dhe dëshmitë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit