Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë e Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut

Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë e…

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një zyrë noterie të noteres Esmeralda Dauti, në ish-Bllok në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit