Shpërthim me tritol në derën e një biznesi në Fier

Shpërthim me tritol në derën e një…

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kastriot” në Fier, në derën e jashtme të një subjekti privat në pronësi të Agim Kananajt. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:30.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale dhe është dëmtuar dera e jashtme e subjektit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit