Shpërthim me tritol në një dyqan mobilierie në Durrës

Shpërthim me tritol në një dyqan mobilierie…

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës. Mësohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në fasadën e dyqanit të mobilerisë pas mesnate.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga grupi hetimor bëhet me dije se pistë hetimesh është konflikti për çështje pronësie. Banorët e zonës shprehen se janë trembur nga shpërthimi i fortë. 

“E dëgjuam në orën 4. Bombë ku e di unë ca ishte. U trembëm”, thotë një banore.

Ndërkohë ende nuk janë identifikuar personat që kanë kryer ngjarjen, por deri më tani 3 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Biznesi është i pajisur edhe me kamera sigurie që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit