Shpërthim në gjykatën e Podgoricës/ Vdes një person, plagosen disa të tjerë

Shpërthim në gjykatën e Podgoricës/ Vdes një…

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në ndërtesën e Gjykatës në Podgoricë. Policia bënë me dije se një granatë shpërtheu në Gjykatën e Shkallës së Parë në Podgoricë rreth orës 11:35, në derën kryesore të ndërtesesës. Dyshohet se ka qenë viktima ai që ka hedhur një granatë dore në ambientet e gjykatës.

Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë. Shtetasi M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.

Ndërkohë, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetime, si dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit