
Një shpërthim ndodhi gjatë natës në një ndërtesë dykatëshe që përdoret si objekt pritjeje për emigrantët në San Lorenzo Nuovo në zonën e Viterbos. Nga informacionet e para, në ndërtesë ndodheshin 30 persona.
Mediat italiane raportojnë se rreth 12 persona janë plagosur, 4 prej të cilave në gjendje më të rëndë.
Zjarrfikësit përjashtuan praninë e njerëzve nën rrënoja. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës. “Kishte një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi,” tha kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo.
“Të 31 personat e pritur në objekt u transportuan në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve”, shtoi ai. Ndonëse nuk dihet ende numri përfundimtar i të plagosurve, kryebashkiaku nënvizoi se mes më të lënduarit nuk ka fëmijë.
Kujtojmë këtu, se pas marrëveshjes pa asnjë konsultim që Rama nënshkroi me Melonin në Romë pak ditë më parë, pritet që një pjesë e këtyre emigrantëve të vijnë në Shqipëri.
Emigrantët nga Lindja e Mesme, që do të vijn në vendin tonë janë ata me rrezikshmëri të lartë, kryesisht meshkuj mbi 30 vjeç.