Një shpërthim është dëgjuar paraditen e sotme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, në kulmin e tensioneve që po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zhurma e fortë është shkaktuar nga hedhja e një kapsolle në afërsi të institucionit.
Situata përreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës dhe të çajnë kordonin e sigurisë për të hyrë në ambientet e institucionit. Forcat e policisë vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin, ndërsa herë pas here janë shënuar përplasje mes palëve.
Raportohet se protesta është shoqëruar me momente kaotike, ndërsa më herët janë përdorur edhe mjete për shpërndarjen e turmës, pas tentativave të protestuesve për të kapërcyer barrierat e sigurisë.