Shpërthim tritoli në Krujë, dëmtohet automjeti i një shtetasi

Shpërthim tritoli në Krujë, dëmtohet automjeti i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallë të Krujës. Në këtë vend është dëgjuar një shpërthim tritoli.  Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i shtetasit me iniciale L. T.

Në njoftimin e saj, policia thotë se automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit