Shpërthimi gjigant në Bejrut, çfarë thonë burimet e ndryshme zyrtare...

Shpërthimi gjigant në Bejrut, çfarë thonë burimet…

Bejruti sot po bën bilancin e katastrofës dhe po përpiqet të marrë frymë…

Shpërthimi që ndodhi dje pasdite në zonën e portit të qytetit, ishte i jashtëzakonshëm pasi aty kishte depo që magazinonin eksplozivë.

Kështu raportoi dje agjencia shtetërore e lajmeve “NNA” dhe dy burime të sigurisë.

Një burim i tretë i sigurisë tha se, kishte kimikate të ruajtura në zonë.

Pamjet e shpërthimit të shpërndarë në mediat sociale nga banorët, treguan një kërpudhë tymi, që po ngrihej nga rrethi i portit, i ndjekur nga një shpërthim i jashtëzakonshëm.

Ata që filmuan atë që fillimisht dukej si një flakë e madhe, u hodhën mbrapa nga presioni i valës shpërthyese.

Kryqi i Kuq i Libanit tha që qindra njerëz u dërguan në spitale për trajtim.

Gjenerali i lartë Abbas Ibra Him, drejtues i Sigurisë Gjenerale, është shprehur për mediat libaneze se, me shumë mundësi, burimi i shpërthimit ishte një depo në port, ku mbahej material me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i doganave, është cituar të thotë se, nitrati ka qenë shkaku i shpërthimit masiv.

Të paktën 10 trupa u dërguan në spitale, tha një burim sigurie dhe një burim mjekësor për “Reuters”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit