Shpërthimi i fuqishëm i vullkanit Etna, më i forti që prej 1992

Shpërthimi i fuqishëm i vullkanit Etna, më…

Vullkani më aktiv i Evropës, Etna, në Siçilinë lindore, shpërtheu shumë për herë të parë pas 21 vitesh, mbrëmjen e së dielës, duke detyruar fluturime të shumta të anulohen.

Aeroporti i qytetit u detyrua të ndalonte të gjithë avionët dhe të mbyllej përkohësisht pas shpërthimit.

Asnjë lëndim nuk u raportua pas shpërthimit të vullkanit, por Instituti Kombëtar i Gjeofizikës (INGV) dhe vullkanologjisë i Italisë tha se rënia e hirit u përhap mbi Catania. 

Një numër fluturimesh që do të mbërrinin në aeroportin sicilian këtë mëngjes ose u anuluan ose u devijuan në një aeroport aty pranë. Fluturimet tani janë rikthyer në aeroport “me kufizime fillestare”, por aeroporti paralajmëroi në mediat e tij sociale se vonesat janë ende të mundshme dhe pasagjerëve u kërkohet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me linjat ajrore.

Fotografitë e shpërndara në internet tregojnë automjete aty pranë të mbuluara me hirin e tymit të vullkanit. Me lartësi 3357 metra, mali Etna është vullkani më i lartë në Evropë dhe është i njohur për shpërthimet e shumta herë pas here këtë vit.

Por shpërthimi i fundit i madh i vullkanit ishte në vitin 1992. Shpërthimet e rregullta të malit Etna kanë kontribuar në pjellorinë e tokës së afërt, duke ushqyer vreshtat dhe pemishtet në zonat përreth.

Pavarësisht shpërthimeve të përsëritura të vullkanit, qyteti sicilian është një nga rajonet më të vizituara në Itali, duke tërhequr turistë nga të gjitha anët e botës. 

Kjo pason një seri përmbytjesh vdekjeprurëse në rajonin verior të Emilia Romagna, të cilat lanë 15 të vdekur dhe detyruan 36,000 të evakuojnë shtëpitë e tyre./AMP.lbc

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit