Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan: 1 viktimë, 8 të asfiksuar dhe dy kate pallati të shembura

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan: 1 viktimë,…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, ku një shpërthim i fuqishëm në një pallat ka shkaktuar humbjen e jetës së një të moshuare 83-vjeçare, ndërsa tetë persona të tjerë kanë mbetur të asfiksuar.

Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale dhe shembjen e mureve në katin e tretë dhe të katërt, si dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të përbashkëta. Situata krijoi panik dhe frikë te banorët, të cilët u gjendën papritur përballë një situate emergjente.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Strukturat e ndërhyrjes u angazhuan për evakuimin e banorëve, dhënien e ndihmës për personat e prekur dhe vlerësimin e situatës për të shmangur rreziqe të tjera.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit