Shpërthimi i fuqishëm në Turqi, jepen detaje nëse ka shqiptarë të lënduar

Shpërthimi i fuqishëm në Turqi, jepen detaje…

Nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur ditën e sotme në Turqi, akoma nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar apo viktimë.

Shpërthimi vdekjeprurës shkaktoi dëme të mëdha si dhe u lënduan 53 persona dhe 6 viktima.

Ministrja e Punëve të Jashte, Olta Xhaçk, shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë turke për t’u informuar.

“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme,” – shkruan Xhaçka.

Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen aty për ta vizituar atë ose kanë të afërm në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit: +905396566219, +905461000014. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit