Shpërthimi i fuqishëm u shkatërroi shtëpinë, familja nga Elbasani: Na ndihmoni, jemi në qiell të hapur

Shpërthimi i fuqishëm u shkatërroi shtëpinë, familja…

Një nga banorët e prekur nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një pallat në Elbasan, i cili banon në katin e dytë të ndërtesës, ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi banesa e tij është shkatërruar tërësisht.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ndodhi në katin e tretë, ndërsa pasojat ishin shkatërrimtare për banesën e tij në katin e dytë. Shtresa e dyshemesë së katit të tretë dhe mbetjet e materialeve nga kati i katërt përfunduan brenda apartamentit të tij, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Për familjen e tij, kjo banesë ishte e vetmja pasuri, e ndërtuar ndër vite përmes sakrificave, punës së palodhur dhe shumë mundimeve. Brenda pak çastesh, gjithçka që kishin arritur të krijonin me aq shumë përpjekje u shkatërrua.

Në një mesazh plot dhimbje dhe dëshpërim, banori kërkon ndihmën dhe solidaritetin e qytetarëve, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, do të ishte një mbështetje e çmuar për familjen e tij në këto momente të vështira.

Familja ka hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe, përmes së cilës kërkon mbështetjen e njerëzve për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie.

“Ju lutem, na ndihmoni! Jemi me duart nga qielli dhe jemi në një gjendje shumë të vështirë. Ajo shtëpi ishte e vetmja gjë që kishte familja ime. Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e vlefshme për ne”, është apeli i banorit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit