Shpërthimi i gazit në Metalugjikun e Elbasanit, policia arreston administratorin e 'Alba Gaz'

Shpërthimi i gazit në Metalugjikun e Elbasanit,…

Si pasojë e shpërthimit të gazit të ndodhur dje në Metalurgjikun e Elbasanit, është arrestuar administratori i firmës “Alba Gaz”.

Yllson Pëllumbi, 54 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga ngjarja e djeshme u plagosën Qemal Mullahu, 61 vjeç; Osman Bendaj, 69 vjeç dhe Eduard Bendaj, 42 vjeç. Aktualisht të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Elbasanit vë në pranga administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit