Shpërthimi i papritur i bombulës së gazit në qytezën historike, gjenden nën rrënoja gratë dhe një fëmijë

Shpërthimi i papritur i bombulës së gazit…

Një shpèrthim i papritur i bòmbulës së gázit ka ndodhur në qytezën historike të San Marinos, pranë Romës. Si pasojë, tre persona u gjetën nën rrënoja, dy gra dhe një vajzë. Një grua 50-vjeçare nga Romania është në gjendje krítike për jetën dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Sant’Eugenios.

Ndërkohë, nëna dhe vajza, të dyja me kombësi italiane janë të lènduara lehtë dhe po trajtohen në spitalin Frascati. Nga shpèrthimi, u shkatèrrua një ndërtesë ku jetojnë disa familje.

“Kjo mund të ishte një fatkeqësi, e gjithë ndërtesa është djègur”, tha majori i Marinos, Carlo Colizza.  Ndërtesa historike që u shkatërrua përfshinte 6 apartamente, ndërkohë që zjarrfikësit nisën operacionin për të kërkuar persona të tjerë që mund të kishin mbetur nën rrënoja. Mediat italiane raportojnë se shpèrthimi u shkaktua pas humbjes së gazit.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit