Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, një prej të plagosurve: Mori flakë nga benzina që ishte derdhur!

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, një…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë i ndodhur në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pasi motori i një skafi mori flakë gjatë punimeve për riparimin e tij.

Një prej të plagosurve ka treguar se zjarri dyshohet se nisi për shkak të benzinës që ishte derdhur gjatë ndërhyrjes në motor.

“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, është shprehur ai.

Katër personat kanë pësuar djegie në trup si pasojë e incidentit, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe shkakun e saktë të shpërthimit.

Në redaksinë e JOQ Albania mbërritën edhe pamje nga momentet pas ngjarjes, ku varkëtarë, turistë dhe pushues që ndodheshin rastësisht në zonë afrohen për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit