Shpërthimi i stacionit të naftës në Ballsh/ Naftëtari i plagosur ka djegie në 40% të trupit

Shpërthimi i stacionit të naftës në Ballsh/…

Vikto Balla, 51 vjeç, është punëtori i plagosur nga shpërthimi i një stacioni të pompimit të naftës në Ballsh, mëngjesin e sotëm. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit dhe po merr mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në periferi të qytetit, ndërsa rrethanat e shpërthimit nuk dihen ende.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në një stacion pompimi të naftës, dhe nuk ka lidhje me Uzinën. Punëtori 51 vjeçar Viktor Balla ka pasuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në reanimacion.

“Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit