Shpërthimi i tritolit në Fushë-Krujë/ Pronari dhe qiraxhiu: Nuk kemi konflikte

Shpërthimi i tritolit në Fushë-Krujë/ Pronari dhe…

Pronari dhe qiraxhiu i mobilierisë ku shpërtheu tritoli dje në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë. Bujar Çaraçi dhe  Desar Çangu kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i kësaj ngjarje. Ndërkohë,  deri më tani  dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një zonë tejet të banuar, pasi mobilieria që punohet prej Çangut ndodhet buzë rrugë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor ‘Fushë Krujë-Tiranë’, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D.C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale”, njoftoi policia. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit apo autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit