Shpërthimi makinës në Kamëz, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë

Shpërthimi makinës në Kamëz, lënda plasëse ishte…

Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Vihet re se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.

Pista kryesore e hetimit është e shkuara problematike e vetë pronarit të makinës. Dosja.al ka mësuar se Gjon Mena është është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qënë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Francë e Itali, është dënuar për vjedhje me armë me dhunë. Nuk përjashtohet edhe fakti që ngjarja e sotme të ketë qenë një ‘mesazh paralajmërues’ për Menën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit