Shpërthimi me eksploziv në Prrenjas/ Shënjestra e sulmit, ish-sekretar i PD-së

Shpërthimi me eksploziv në Prrenjas/ Shënjestra e…

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës tek lokali (bar-bilardo) në pronësi të shtetasit Dhimitër (Agim) Kokonozi në qytetin e Prrenjasit.

Një person ende i paidentifikuar nga policia ka hedhur lëndën plasëse pranë ambienteve dhe më pas është larguar në këmbë.

Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit dhe janë dëmtuar disa apartamente pranë lokalit.

Burime bëjnë me dije se po ditën e ngjarjes, automjeti tip “Audi” në pronësi të Daniel Kokonozit, djali i Dhimitër Kokonozi, ishte i lyer me benzinë. Dyshohet se automjetit do i vendosej flaka.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit ndaj Dhimitër Agim Kokonozit. Mësohet se ky i fundit ka qenë Sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit