Shpërthimi më i madh pas Wuhan/ Bota po kërcënohet sërish, varianti Delta rikthen panikun

Shpërthimi më i madh pas Wuhan/ Bota…

Varianti Delta ka dalë jashtë kontrollit duke rikthyer edhe një herë panikun në botë. Kryeqyteti kinez përjetoi shifrat më të larta prej shtatë muajsh ditën e sotme,

Shpërthimi aktual ka shkaktuar edhe një herë rrëmujën e mëparshme kur në Wuhan nisi gjithçka.

Pas zhdukjes komplet të infeksioneve duke u rikthyer në jetë normale, tani situata po ndryshon kryekëput.

Të martën, autoritetet shëndetësore kineze raportuan 143 infeksione të reja me koronavirus. Dhjetëra raste ditët e fundit janë lidhur me një vend testimi Covid-19 në qytetin lindor Yangzhou.

Në shenjë të ankthit ndaj shpërthimeve edhe relativisht të vogla, disa zyrtarëve u janë dhënë paralajmërime për keqpërdorimin e testimeve masive, të cilat autoritetet e qytetit thanë se lejuan përhapjen e virusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit