Shpërthimi me lëndë plasëse në Prrenjas, zbardhen detajet

Shpërthimi me lëndë plasëse në Prrenjas, zbardhen…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në ambientet e një lokali në qytetin e Prrenjasit.

Sipas policisë, lënda plasëse nuk ka qenë tritol por granatë dore. Janë arrestuar shtetasit Rei Karriqi 23 vjeç dhe Arjan Pino, 41 vjeç.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë hedhur një granatë dore në verandën e lokalit të shtetasit Dhimitër Kokonozi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Zbardhet ngjarja e ndodhur në Prrenjas.Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

pecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan shtetasit:-R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit